August 26, 2026
1 min read

Tragjedi në Liqenin e Komanit, 20-vjeçari nga Kosova dyshohet se u mbyt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në Liqenin e Komanit, në zonën e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë të Tropojës.

Rreth orës 17:30, një shtetas nga Kosova, me inicialet L. D., rreth 20 vjeç, dyshohet se ka humbur jetën pasi është mbytur teksa po lahej në liqen.

I riu ndodhej së bashku me disa miq në momentin kur ndodhi ngjarja.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë grupet hetimore, të cilat po punojnë për të dokumentuar rrethanat e plota dhe për të sqaruar se si ka ndodhur tragjedia.

Latest from Blog

Go toTop