August 26, 2026
1 min read

Sorensen në Zagreb, Kroacia forcon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, ka zhvilluar një takim në Zagreb me kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq, gjatë vizitës së tij në Kroaci.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin kroat, Sørensen ka marrë pjesë edhe në Konferencën e Ambasadorëve të Kroacisë, ku janë diskutuar zhvillimet në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe perspektivat për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Përmes një postimi, emisari evropian ka vlerësuar takimin me Plenkoviqin dhe pjesëmarrjen në konferencë, duke theksuar rëndësinë e shkëmbimit të qëndrimeve mbi procesin e dialogut.

Sørensen ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e Zagrebit për avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mbështetja kroate për dialogun vjen në një kohë kur Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për të shtyrë përpara procesin e normalizimit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Latest from Blog

Go toTop