August 26, 2026
1 min read

“Mora fjalë” në një film të Hollywood-it për Kosovën, Shkurte Fejza e ftuar në premierë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, do të jetë pjesë e premierës së filmit “The Journalist’s Mission”, që pritet të mbahet më 24 shtator 2026 në New York City.

Ftesa zyrtare për këtë ngjarje i është dorëzuar artistes në ambientet e kompanisë filmike Kras Production nga regjisori i filmit, Fahri Krasniqi.

Fejza është e përfshirë në projekt edhe përmes muzikës, pasi kënga e saj “Mora fjalë” është përfshirë në kolonën zanore të filmit.

Përveç pjesëmarrjes në premierë, këngëtarja pritet të ngjitet edhe në skenë për të interpretuar live gjatë mbrëmjes.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë personalitete të njohura nga Shtetet e Bashkuara dhe komuniteti shqiptar, duke i dhënë premierës një rëndësi të veçantë për promovimin e kulturës shqiptare në SHBA.

Filmi “The Journalist’s Mission” trajton luftën e Kosovës dhe përcjell një mesazh mirënjohjeje për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës.

Premiera në New York pritet të ndërthurë kinematografinë, muzikën dhe kulturën shqiptare në një ngjarje me karakter ndërkombëtar.

Latest from Blog

Go toTop