Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur sonte autostradën, rreth 29 kilometra larg Vërmicës.
Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ndërsa përplasja ka pasur pasoja tragjike. Një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
Policia është njoftuar për rastin rreth orës 20:27, pas së cilës në vendin e aksidentit kanë dalë njësitet policore dhe ekipet mjekësore.
Sipas ekipit mjekësor, një person është gjetur pa shenja jete, ndërsa dy të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor.
Autoritetet kanë nisur punën për të dokumentuar rastin dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan deri te ky aksident tragjik.