Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar transferimin e 4 milionë e 333 mijë e 900 eurove për furnizimin me barna nga Lista e Barnave Esenciale në institucionet publike shëndetësore.
Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike të Qeverisë, pas kërkesës së bërë nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Sipas vendimit, mjetet do të transferohen deri në 25 për qind të ndarjes së ndikuar negativisht, me qëllim të sigurimit të furnizimit me barna esenciale.
Me këtë shumë synohet të mbështetet furnizimi i institucioneve shëndetësore publike me barnat e nevojshme nga lista esenciale.