Bekim Jashari ka ndarë një urim të ndjerë për vajzën e tij, Feriden, me rastin e martesës së saj me Orgesin.
Për Jasharin, kjo ka qenë një ditë e veçantë dhe e paharrueshme për familjen. Ai ka kujtuar edhe lindjen e Ferides në qershor të vitit 2000, pak kohë pas luftës, duke treguar se ajo u pagëzua me emrin e nënës së tij.
Sot, Feridja është arkitekte dhe ka nisur një kapitull të ri të jetës së saj.
Në urimin e tij, Jashari ka kujtuar edhe rrugëtimin dhe sakrificat e familjes, duke e përshkruar ardhjen e Ferides në jetë si një moment që solli sërish gëzim dhe shpresë.
Në fund, familja Jashari i ka uruar Ferides dhe Orgesit jetë të gjatë, shëndet, dashuri dhe lumturi.
“Urime martesa, vajza jonë, shpirti ynë i lindur nga liria dhe rritur me dashurinë e një familjeje që dëshmoi se jeta është më e fortë se vdekja dhe dashuria më e fuqishme se dhimbja”, ka shkruar Jashari.