August 26, 2026
1 min read

Nisin Ditët e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, 10-vjetori i shenjtërimit sjell kremtime të veçanta

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë janë hapur sonte zyrtarisht Ditët e Shën Nënë Terezës 2026, manifestimi tradicional kushtuar shenjtores shqiptare.

Programi nisi me Meshën e Shenjtë, pas së cilës u mbajt ceremonia solemne e hapjes. Këtë vit, manifestimi merr një rëndësi të veçantë pasi shënohet 10-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës, më 4 shtator 2016.

Hapjen e bëri Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ndërsa në ceremoni morën pjesë besimtarë, përfaqësues institucionesh, figura të kulturës dhe qytetarë.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe melodrama “And’rra e Nan’ Terezës – Njerëzorja Hyjnore”, e interpretuar nga aktorja Justina Aliaj.

Manifestimi do të vazhdojë nga 26 gushti deri më 4 shtator, me kremtime fetare, lutje dhe aktivitete kulturore.

Gjatë këtyre ditëve, famulli nga e gjithë Kosova do të udhëtojnë drejt Katedrales në Prishtinë për t’iu bashkuar aktiviteteve kushtuar Nënë Terezës dhe mesazhit të saj për dashurinë, humanizmin dhe ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.

Latest from Blog

Go toTop