Para se të ndahej nga jeta në moshën 80-vjeçare, ikona e muzikës country, Dolly Parton, kishte treguar se kishte një dëshirë të veçantë për ceremoninë e saj mortore.
Ajo kishte zgjedhur këngën fetare “If We Never Meet Again”, e njohur edhe si “This Side of Heaven”, si këngën që dëshironte të këndohej në funeralin e saj.
Në një intervistë të vitit 2014, Parton kishte treguar se kjo zgjedhje lidhej me babanë e saj, pasi kënga kishte qenë e preferuara e tij dhe ishte kënduar edhe në funeralin e tij.
Sipas familjes, Dolly Parton do të prehet pranë bashkëshortit të saj, Carl Dean, në Nashville. Çifti ishte i martuar për afro 60 vjet, deri në ndarjen nga jeta të Dean në vitin 2025.
Edhe dëshira e saj për një ceremoni të vogël pritet të respektohet, pasi funerali do të jetë privat dhe vetëm me familjarët e afërt.