Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen dhe të afërmit e Ledri Durakut, 20-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën tragjikisht në Liqenin e Komanit.
I riu dyshohet se u mbyt gjatë kohës që po qëndronte në liqen, ndërsa në momentin e ngjarjes ishte së bashku me disa miq.
Lajmi për vdekjen e tij ka prekur edhe shkollën ku ai kishte ndjekur mësimet, SHMLT “Nexhmedin Nixha”, e cila e ka kujtuar me dhimbje ish-nxënësin.
“Humbja e një të riu është një dhimbje e madhe dhe e vështirë për t’u përshkruar me fjalë”, thuhet në reagimin e shkollës.
Nga institucioni arsimor kanë shprehur ngushëllime për familjen Duraku, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur 20-vjeçarin.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Duraku, të afërmve dhe miqve të Ledrit. U prehtë në paqe!