August 27, 2026
1 min read

Aksident i rëndë në Kijevë, përplasen tri vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Kijevë të Malishevës, ku janë përfshirë tri vetura.

Nga pamjet e siguruara në vendin e ngjarjes, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ndërsa dyshohet se disa persona mund të kenë mbetur të lënduar.

Në vendin e aksidentit kanë dalë Policia e Kosovës, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e të përfshirëve apo shkaqet që çuan deri te përplasja.

Rrethanat e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas përfundimit të veprimeve hetimore.

Latest from Blog

Go toTop