August 27, 2026
1 min read

Shtimja përfiton 255 mijë euro për banim social, synohen kushte më të mira për familjet në nevojë

Komuna e Shtimes do të përfitojë 255 mijë euro për zbatimin e projektit të banimit social adekuat.

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit me kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, për realizimin e projektit.

Sipas saj, investimi synon përmirësimin e kushteve të banimit për familjet në nevojë dhe sigurimin e një jetese më të denjë për qytetarët.

Pacolli-Dalipi tha se institucionet po vazhdojnë investimet në banimin social adekuat, me synim krijimin e kushteve më të mira të jetesës për familjet që kanë nevojë për mbështetje.

Latest from Blog

Go toTop