August 27, 2026
1 min read

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për burrin e dyshuar për vrasjen e gruas në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar 30 ditë paraburgim për Bardh Dushin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 26 gusht 2026, rreth orës 00:05, në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren.

Pas një fjalosjeje me bashkëshorten e tij, viktimën me inicialet L.D., i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur disa herë. Si pasojë e lëndimeve, gruaja ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Prokuroria ka bërë të ditur gjithashtu se pas ngjarjes, i dyshuari dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët, ndërsa më pas ka njoftuar familjarët.

Rasti po hetohet nga organet e drejtësisë, ndërsa kërkesa për paraburgim tashmë është dorëzuar në gjykatë.

Latest from Blog

Go toTop