Një ngjarje e rëndë ka tronditur Farkën mbrëmjen e djeshme, ku një vajzë vetëm rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet.
Për rastin është arrestuar 24-vjeçari me inicialet A.T., i cili dyshohet se, gjatë një manovre për të lëvizur automjetin në pjesën e pasme, ka goditur fëmijën.
Vajza është dërguar për ndihmë mjekësore, por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.