August 27, 2026
1 min read

Rama kritikon Çekun për tekstet shkollore: “1 shtatori – pa libra!”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër ndaj ministrit në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çeku, për situatën me tekstet shkollore para nisjes së vitit të ri shkollor.

Rama e ka akuzuar Çekun se nuk ka arritur t’i sigurojë librat për nxënësit në kohë, duke e cilësuar këtë si një tjetër bllokim të institucioneve.

“1 SHTATORI – PA LIBRA!”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

Ai ka kritikuar Çekun edhe për periudhën kur drejtonte Ministrinë e Kulturës, duke përmendur renovimet e zgjatura të Teatrit Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar.

Sipas Ramës, institucionet e udhëhequra nga Çeku kanë krijuar vazhdimisht probleme dhe vonesa.

“Kudo që janë këta, veç një punë dinë me bo, ME BLLOKU!”, ka shkruar Rama, duke e mbyllur reagimin me kritika të ashpra ndaj qeverisjes.

Latest from Blog

Go toTop