Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fituesin e kontratës për mirëmbajtjen dhe furnizimin me pjesë për automjetet IVECO Astra, të cilat përdoren nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, vlera e parashikuar e këtij prokurimi ishte 170 mijë euro, ndërsa kontrata është dhënë në vlerë prej 133,568.10 euro.
Fitues i kontratës është shpallur operatori ekonomik “Ramadan Raçi B.I.” nga Mazgiti i Obiliqit, ndërsa sipas dokumentit në këtë tender ishte pranuar vetëm një ofertë, IndeksOnline.
Kontrata është dhënë më 17 korrik 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 27 gusht 2026 (nesër e premte).