August 28, 2026
1 min read

IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta, publikon këshillat për qytetarët

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime për qytetarët, me qëllim të mbrojtjes nga temperaturat e larta dhe ekspozimi i tepërt ndaj diellit.

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin qëndrimin e gjatë në diell, sidomos gjatë orëve të mesditës, kur temperaturat dhe rrezatimi UV janë më të larta.

Në rekomandime përfshihet edhe përdorimi i kapelës, syzeve të diellit dhe kremit mbrojtës me faktor të përshtatshëm ndaj rrezatimit UV.

Instituti këshillon gjithashtu konsumimin e mjaftueshëm të ujit dhe lëngjeve pa sheqer gjatë ditëve të nxehta.

Këto masa, sipas IKSHPK-së, ndihmojnë në uljen e rrezikut nga pasojat e ekspozimit të zgjatur ndaj temperaturave të larta.

Latest from Blog

Go toTop