August 28, 2026
1 min read

Dronët rusë alarmojnë Finlandën, Suedia dërgon avionë Gripen dhe korvetë për mbrojtje

Suedia do të forcojë mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e territorit të Finlandës me avionë luftarakë Gripen dhe një korvetë, të paktën deri në fund të vitit 2026, kanë njoftuar Forcat Mbrojtëse Finlandeze.

Sipas ushtrisë finlandeze, prania e mjeteve suedeze do të ndihmojë veçanërisht në forcimin e mbikëqyrjes ajrore dhe do t’i lejojë Finlandës të ruajë më shumë kapacitete për reagim ndaj incidenteve të mundshme.

Ministri suedez i Mbrojtjes, Pål Jonson, ka thënë se vendi i tij i është përgjigjur kërkesës së Finlandës për forcimin e mbrojtjes ajrore, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Jonson ka theksuar se, nëse është e nevojshme, forcat suedeze mund të ndihmojnë Finlandën në përballimin e një shkeljeje të territorit të saj.

Përveç avionëve luftarakë dhe anijeve ushtarake, Suedia mund të ofrojë edhe dronë dhe sisteme tokësore për mbrojtjen kundër mjeteve ajrore pa pilot.

Vendimi vjen në një periudhë kur prania e dronëve ushtarakë në hapësirat ajrore të Finlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë ka rritur shqetësimet për sigurinë në krahun verior të NATO-s, në kufi me Rusinë.

Ndërkohë, kompania suedeze SAAB ka bërë të ditur se ka marrë një porosi prej 126 milionë dollarësh nga Finlanda për sistemin portativ të mbrojtjes ajrore RBS 70 NG.

Latest from Blog

Go toTop