Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po zhvillohet në Hagë.
Vuçiq ka pretenduar se, bazuar në informacionet që thotë se i ka, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të dënohet me një dënim që do të mbulojë periudhën që ka kaluar në paraburgim.
Ai ka deklaruar se për pjesën tjetër të akuzave Thaçi mund të shpallet i pafajshëm, ndërsa ka përsëritur pretendimet e tij për mënyrën se si, sipas tij, trajtohet Serbia në raport me zhvillimet në rajon.
“Kjo nuk përfundon këtu, sepse, sipas informacioneve që kam, më 16 shtator është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit. Sipas asaj që kam mësuar, do ta dënojnë aq sa t’i mbulohet koha e kaluar në paraburgim, ndërsa për pjesën tjetër do të shpallet i pafajshëm”, ka deklaruar Vuçiq.
Ai më pas ka shtuar se, sipas tij, vendet perëndimore synojnë t’ua atribuojnë serbëve fajin kryesor për zhvillimet e së kaluarës.