August 29, 2026
1 min read

Zv/ministri i Kurtit padit Hysni Gucatin për shpifje: “Do ta marrë titullin që e meriton”

Zv/ministri i Financave, Hyseni Mehani, ka bërë të ditur se ka ngritur padi ndaj kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, duke e akuzuar për shpifje.

Mehani ka thënë se përmes padisë synon që Gucati të marrë një vendim gjyqësor lidhur me deklaratat që, sipas tij, janë shpifëse.

“Po, e kam paditur për shpifje Hysni Gucatin. Shpifja është akuzë e lehtë për kalibrin e Hysni Gucatit. Ndaj tij tashmë ka akuza nga më të ndryshmet, prej rrogës si sekretar e deri te futja e duarve në kacën e OVL-UÇK-së”, ka shkruar Mehani.

Ai ka kritikuar ashpër Gucatin edhe për mënyrën se si, sipas tij, e ushtron pozitën në krye të OVL-UÇK-së.

Mehani ka deklaruar se Gucati, sipas tij, do të duhej të përfaqësonte vlerat e luftës dhe të kontribuonte në bashkimin e qytetarëve, ndërsa e ka akuzuar për përçarje dhe për qëndrime politike.

“E kam paditur, që me vendim gjykate të marrë titullin që e meriton, shpifës dhe gënjeshtar, përveçse sekretar i munguar dhe kacë e lënë bosh”, ka përfunduar ai.

Latest from Blog

Go toTop