Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar për organizimin e një tubimi në Hagë, në ditën kur Gjykata Speciale pritet të shpallë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përfaqësuesi i platformës, Ismail Tasholli, ka bërë të ditur se tubimi do të organizohet së bashku me mërgatën shqiptare, me synim shprehjen e solidaritetit dhe mbështetjes për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Sipas planit të organizatorëve, grumbullimi do të nisë më 15 shtator, në orën 22:00, dhe do të vijojë gjatë gjithë natës deri më 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi.
Tasholli ka thënë se pjesëmarrësit do të qëndrojnë në Hagë deri në momentin e shpalljes së vendimit nga Gjykata Speciale.