Një apel prekës për ndihmë vjen nga Kosova për Ajrën, vogëlushen vetëm 5-vjeçare, e cila po përballet me kriza të rënda dhe të shpeshta epileptike dhe ka nevojë për trajtim jashtë vendit.
Sipas familjes, barnat që Ajra po përdor aktualisht nuk po arrijnë t’i menaxhojnë krizat. Për këtë arsye, mjekët kanë rekomanduar vendosjen e një aparati VNS (stimulues i nervit vagus), i cili përdoret për të ndihmuar në kontrollimin e krizave epileptike.
Nëna e saj, Aida Fekaj, u është drejtuar me një apel shqiptarëve kudo që ndodhen, duke kërkuar ndihmë që vajza e saj të mund ta marrë sa më shpejt trajtimin e nevojshëm.
“Ju bëj apel të gjithë shqiptarëve kudo që janë, që të më ndihmoni për vajzën time, që ta dërgojmë jashtë vendit urgjentisht, që t’i bëhet operimi i aparatit Vagus, për menaxhimin e krizave”, ka apeluar nëna e Ajrës.
Sipas familjes, vetëm ndërhyrja kushton mbi 28 mijë euro, ndërsa së bashku me kontrollet dhe trajtimet e tjera, shuma e nevojshme arrin në rreth 30 mijë euro.
Familja thotë se jeton vetëm me ndihmë sociale dhe se nuk ka mundësi financiare për ta përballuar këtë shumë. Për këtë arsye, kërkon solidaritetin e qytetarëve, mërgimtarëve, bizneseve dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që kanë mundësi të kontribuojnë.
Çdo kontribut mund ta ndihmojë familjen që t’i afrohet shumës së nevojshme për trajtimin e Ajrës. Edhe shpërndarja e apelit mund të ndihmojë që thirrja e familjes të arrijë te sa më shumë njerëz.
Të dhënat për ndihmë:
Përfituese: Aida Fekaj
Banka: TEB
IBAN: XK05 2014 0002 0307 9090
SWIFT: TEBKXKPR / TEBKXKPRXXX
Kontakti me familjen: +383 044 610 114
/Demantim News/