August 30, 2026
1 min read

Trepça jep kontratë afro 45 mijë euro për sistemin e pompimit në Minierën e Stantërgut

Trepça SH.A. ka dhënë kontratën për furnizimin me pompë dhe pjesë të nevojshme për sistemin e pompimit në Minierën me Flotacion në Stantërg.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës, të publikuar më 27 gusht 2026, vlera e ofertës fituese është 44 mijë e 981.60 euro.

Kontrata i është dhënë grupit të operatorëve ekonomikë G3 INXHINIERING SH.P.K. dhe NOVAMAT sh.p.k., me adresë në Fushë Kosovë.

Procedura e prokurimit është zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa në garë janë pranuar gjithsej dy tenderë. Kriteri për përzgjedhjen e fituesit ka qenë çmimi më i ulët.

Fillimisht, Trepça kishte parashikuar një vlerë prej 70 mijë eurosh për këtë kontratë, ndërsa oferta fituese rezultoi dukshëm më e ulët, në shumën prej 44,981.60 eurosh.

Vendimi për dhënien e kontratës mban datën 27 gusht 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet më 2 shtator 2026.

Sipas dokumentacionit të prokurimit, për këtë kontratë nuk parashihet nënkontraktim.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop