August 30, 2026
1 min read

Haradinaj përkujton Ndue Përlleshin në 77-vjetorin e rënies: Ishte prej burrave që nuk e pranuan kurrë nënshtrimin

Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 77-vjetorin e rënies së patriotit shqiptar Ndue Përlleshi, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tij për çështjen kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar Përlleshin si një prej luftëtarëve të shquar shqiptarë, i cili jetën e tij ia kushtoi qëndresës dhe përpjekjeve për çlirimin e trojeve shqiptare.

“Ndue Përlleshi ishte prej atyre burrave që nuk e pranuan kurrë nënshtrimin. Ai zgjodhi rrugën e vështirë të qëndresës, duke e vendosur fatin e atdheut mbi jetën e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas tij, qëndresa dhe sakrifica e Ndue Përlleshit u shndërruan në shembull frymëzimi për shumë patriotë shqiptarë, të cilët vazhduan përpjekjet për liri.

Haradinaj ka përfunduar përkujtimin duke nderuar jo vetëm Përlleshin, por të gjithë ata që dhanë jetën për çështjen kombëtare.

“Lavdi e përjetshme Ndue Përlleshit! Nderim për të gjithë ata që dhanë jetën për Shqipërinë dhe trojet shqiptare!”, ka shkruar Haradinaj.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop