Furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë përkohësisht në disa pjesë të Prishtinës, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në afërsi të hyrjes së Spitalit, në rrugën “Astrit Arbnor Dehari”, është dëmtuar një gyp i ujësjellësit me diametër DN 200 mm.
Për shkak të këtij defekti, furnizimi me ujë është ndërprerë përkohësisht në Lagjen Universitare dhe në rrugën “Holger Petersen”.
Ekipet e KRU “Prishtina” kanë dalë në terren dhe po punojnë për sanimin e dëmtimit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Ekipet e KRU Prishtina janë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.
Ende nuk është bërë e ditur koha e saktë se kur pritet të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë.
/Demantim News/