August 31, 2026
1 min read

KUSARI-LILA MBËSHTET BEKIM SEJDIUN PËR PRESIDENT: KOSOVËS I DUHET NJË PRESIDENT PËRTEJ NDARJEVE PARTIAKE

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka dalë në mbështetje të kandidaturës së profesor doktor Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Përmes një reagimi, Kusari-Lila ka vlerësuar se kandidatura e Sejdiut meriton mbështetje, duke theksuar se në krye të shtetit duhet të jetë një figurë që përfaqëson Kosovën përtej interesave dhe ndarjeve partiake.

“Bekim Sejdiu për President të Kosovës! Kandidatura e Prof. Dr. Bekim Sejdiut meriton mbështetje, sepse Kosovës i duhet një President që përfaqëson shtetin përtej ndarjeve partiake”, ka shkruar Kusari-Lila.

Deklarimi i saj vjen në kohën kur çështja e zgjedhjes së presidentit është në qendër të diskutimeve politike në vend.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop