by
October 3, 2025
1 min read

Gati një muaj nga vrasja në Podujevë, i dyshuari Arbër Havolli ende në arrati

Kanë kaluar pothuajse katër javë nga ngjarja tragjike që tronditi komunën e Podujevës.

Më 6 shtator të këtij viti, në mbrëmje, në fshatin Llapashticë ndodhi një vrasje e rëndë, ku viktima, Bashkim Spahiu, nga fshati Gllamnik, dyshohet se u qëllua për vdekje me armë zjarri.

I dyshuari kryesor për këtë vepër, Arbër Havolli, ndodhet ende në arrati. Pavarësisht hetimeve të vazhdueshme dhe kërkimeve të intensifikuara nga ana e Policisë së Kosovës, ai ende nuk është lokalizuar.

 Policia e Kosovës, javë më parë përmes Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, ka shpallur në kërkim Havollin dhe ka bërë thirrje publike për ndihmën e qytetarëve në identifikimin e vendndodhjes së tij.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se hetimet lidhur me këtë rast janë ende në zhvillim.

Vrasja e Bashkim Spahiut është cilësuar nga autoritetet si një akt i rëndë penal dhe sjellja e të dyshuarit para drejtësisë është prioritet i institucioneve hetimore dhe gjyqësore.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop