Një shtetas italian është arrestuar në pikën kufitare të Hanit të Elezit ku dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë.
Pas intervistimit nga autoritetet, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po vazhdon të hetohet nga policia kufitare.
“Hani Elezit / 02.10.2025 – 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Italisë, pasi që si ka kaluar ilegalisht kufirin nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.