Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e katërt të protestave studentore, duke publikuar një mesazh për vendin, në kohën kur demonstratat kundër qeverisë po vazhdojnë.
Përmes këtij reagimi, Rama ka shprehur dashurinë për Shqipërinë, duke bërë një krahasim mes gjendjes së vendit në të kaluarën dhe situatës së tij aktuale, ashtu siç e sheh ai.
Kreu i qeverisë ka theksuar se, pavarësisht vështirësive të së kaluarës, sot Shqipëria nuk mund të rrëzohet më nga asnjë forcë, duke përcjellë një mesazh besimi për vendin.
Reagimi vjen në një kohë kur protestat e ditëve të fundit janë shoqëruar me përplasje, si dhe me dëmtime të objekteve institucionale dhe pronës private.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me arsimin, korrupsionin dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë, ndërsa Rama ka kundërshtuar kërkesat e opozitës për dorëheqjen e tij.
Në postimin e tij, kryeministri shkroi:
“Pa rezervë e kam dashur Shqipërinë kur e kishin përplasur përtokë dhe pa rezervë e dua sot, kur s’ka forcë në botë që e rrëzon më përtokë.”