Ambasada e Izraelit në Tiranë ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të saj për shkak të situatës së krijuar nga protestat në kryeqytetin shqiptar.
Sipas njoftimit zyrtar, ambasada do të mbetet e mbyllur deri në një njoftim të ri, ndërsa vendimi për rihapjen do të varet nga zhvillimet e situatës në terren.
Për qytetarët që kanë nevojë për shërbime urgjente konsullore, përfaqësia diplomatike ka bërë të ditur se mund të kontaktojnë përmes numrit të saj celular të emergjencës.
Ambasada ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin, duke theksuar se do të publikojë informacione të tjera nëse paraqitet nevoja.
Mbyllja vjen në një kohë kur në Tiranë po vazhdojnë protestat, të cilat ditët e fundit janë shoqëruar me tensione dhe përplasje.