October 19, 2026
1 min read

Përparim Rama shprehet i gatshëm ta marrë drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se është i gatshëm të marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke shprehur interesim për të kontribuar në forcimin e partisë.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se është plotësisht i gatshëm për këtë përgjegjësi. Ai bëri të ditur se për këtë çështje ka zhvilluar biseda me kryetarin aktual të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe me anëtarë të tjerë të subjektit politik.

Rama theksoi se ka qenë vazhdimisht i gatshëm ta mbështesë LDK-në, duke vlerësuar se rezultatet e partisë në kryeqytet dëshmojnë përparimin e saj.

“Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj ta ofroj. Normalisht që jam i interesuar ta ndihmoj LDK-në dhe ta nxjerr nga gjendja ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta dhe do të jem aty për ta”, u shpreh Rama.

Megjithatë, ai bëri të ditur se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të kandidojë për kryetar të partisë në zgjedhjet e brendshme.

“Ende nuk e kam marrë vendimin, por besoj që po!”, deklaroi Rama, duke lënë të hapur mundësinë e kandidimit për drejtimin e LDK-së.

Latest from Blog

Go toTop