Petrit Hajdari është kandidati i PDK-së për Drenas, i cili po garon për t’u bërë i pari i këtij qyteti.
Mirëpo, siç duket, ai ka përgatitur mirë strategjitë konkurruese, pasi, në listën e kandidatëve për asamble, ka futur edhe persona që dijnë të bëjnë propagandë mediale.
Një nga këta kandidat, është Mustafë Krasniqi.
Në ARBK, Mustafë Krasniqi figuron si pronar i portalit Prishtina News.


Në të njëjtin portal, videot dhe lajmet që hasën më së shumti, janë propaganda pro Petrit Hajdarit.


Ai nuk heziton ta hedhë edhe veten, që t’i bëjë edhe vetës marketing.



Po i njëjti portal bën edhe propagandë duke sulmuar Ramiz Lladrovcin, që është konkurrenti kryesor i Hajdarit.
Në etikën gazetareske, roli i mediave është të informoj drejtë, jo njëanshëm dhe të mos i shërbej askujt, pos, interesit të popullit, e jo interesit individual.
Por, me sa duket, kjo etikë nuk respektohet nga gjitha mediat në Kosovë, përfshi portalin Prishtina News.