Një ngjarje e rëndë është raportuar këtë mbrëmje në Tiranë, ku një person është gjetur i vrarë në zonën e Komunës së Parisit.
Viktima dyshohet të jetë rreth 45 vjeç, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja ende nuk janë bërë të ditura.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një atentat.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Deri më tani nuk ka informacione të tjera zyrtare lidhur me identitetin e viktimës apo autorët e mundshëm të rastit.