Gani Geci është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës pas disa shqetësimeve shëndetësore që ka shfaqur gjatë ditës së djeshme.
Sipas informacioneve të raportuara, Geci ka pasur shqetësime që lidhen me zemrën, pas së cilave është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Burimet bëjnë të ditur se ai po trajtohet në repartin përkatës për shkak të luhatjeve të tensionit të gjakut.
Problemet shëndetësore janë shfaqur dje, pas orës 18:00, kur njësitet përkatëse e kanë shoqëruar drejt institucionit shëndetësor.
Geci në paraburgim për një muaj
Rasti vjen pasi Gani Gecit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, lidhur me dyshimet për kanosje ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Për momentin, nuk janë bërë të ditura informacione të tjera zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.