Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga pozita e kryetarit të PDK-së, duke e falënderuar për bashkëpunimin dhe besimin gjatë udhëheqjes së partisë.
Përmes një postimi, Krasniqi ka vlerësuar kontributin e Hamzës në një periudhë të vështirë për PDK-në, duke theksuar se udhëheqja e tij ka ndihmuar në ruajtjen e unitetit dhe qëndrueshmërisë brenda subjektit politik.
“Faleminderit, Kryetar Bedri Hamza, për besimin, respektin dhe bashkëpunimin e sinqertë. Udhëheqja juaj në një kohë të vështirë i dha PDK-së unitet dhe qëndrueshmëri”, ka shkruar Krasniqi.
Mesazh mirënjohjeje pas largimit të Hamzës
Deputeti i PDK-së ka bërë të qartë se dorëheqja e Hamzës nga posti drejtues nuk e ndryshon respektin që ai ka për të.
“Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni. Ju priftë e mbara gjithmonë!”, ka përfunduar Krasniqi.
Reagimi i tij vjen pas njoftimit të Hamzës për dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së, vendim që hap rrugën për një proces të ri zgjedhor brenda partisë.