Sonte në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova është diskutuar edhe tema për trashëgiminë e gruas.
Aktorja Flutura Gashi u shpreh se ajo është rast konkret që i është mohuar pasuria e trashëguar në familje.
“Unë jam rast konkret që më është mohuar pasuria e trashëguar në familje, kështuqë jam e prekur direkt në këtë temë, tash e 17 vjet. Cënimi i pronës”.
“Unë mendoj që këtu hyjnë pak edhe traditat, ajo mbjellja e mentalitetit në kokë që gruas nuk i takon, se i takon hisja te burri i vet”, u shpreh tutje Gashi.