October 6, 2025
1 min read

Xhuli nis procedurat për t’u bërë nënë përmes IVF

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 1, Juliana Nura, duket se ka vendosur të nisë një kapitull të ri në jetën e saj personale, duke provuar fatin për t’u bërë nënë përmes metodës IVF.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime pranë emisionit Prive, të cilat vërejnë se postimet e fundit të Xhulit në rrjetet sociale, ku ajo ndante informacione rreth trajtimeve hormonale, sugjerojnë vendimin e saj për këtë hap të rëndësishëm.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse Juluana ka vendosur të bëjë IVF me ndihmën e një donatori anonim apo me ndonjë partner të saj.

Sipas informacioneve që qarkullojnë në media, ajo rezulton të jetë beqare prej kohësh, pasi lidhja e fundit publike nuk shkoi sipas planit të saj.

Ky vendim i Julianës shënon një moment të rëndësishëm personal, ndërsa fansat e saj shprehin kuriozitet dhe mbështetje për rrugëtimin që ajo ka nisur drejt ëndrrës për t’u bërë nënë.

Latest from Blog

Go toTop