30-vjeçari Elvis Shkambi, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja me armë brenda sallës së gjyqit në Tiranë kishte dalë i qetë në oborrin e kësaj gjykate dhe e ka pritur policinë.
Siç shihet nga pamjet ekskluzive për JOQ, kamera e sigurisë ka kapur momentin kur vrasësi, bashkë me xhaxhain e tij, qëndrojnë si dy qytetarë shembullorë në pritje të… rendit.
“Hajdeni, unë jam vrasësi!” , iu thotë ai policëve.
Uniformat blu më pas janë futur brenda për ta kapur autorin dhe kanë thirrur përforcime nga jashtë Gjykatës.
Gjyqtari Kalaja nuk arriti t’iu bënte ballë plagëve të marra gjatë rastit të rëndë që ndodhi të hënën pasi raportohet se mbi të ishte shtënë tre herë me armë, derisa dy persona të tjerë, babë e bir, janë plagosur.
Pamjet duke klikuar KËTU