October 7, 2025
1 min read

Haliti thotë se mosbesimi i eksponentëve të VV-së ndaj Kushtetueses s’do duhej të ndodhte në një vend demokratik

Zyrtari i lartë i PDK-së, Xhavit Haliti, ka vlerësuar se qasja e eksponentëve të VV-së ndaj Gjykatës Kushtetuese referuar vendimeve për krijimin e institucioneve po shton tensione.

Ai theksoi për klankosova.tv, se ndërsa Gjykata Kushtetuese po përpiqet të moderojë procesin e krijimit të Qeverisë, mosbesimi dhe kundërshtimet ndaj saj, sidomos nga ana e VV-së, dëmton stabilitetin demokratik të vendit.

”Mosbesimi që po shprehet publikisht ndaj saj ka bërë që një pjesë e qytetarëve dhe kryesisht eksponentët e VV-së t’i marrin me rezervë e t’i kundërshtojnë vendimet e saj, bile ta quajnë edhe ”Gjykatë Kushtetuese të partive opozitare”, që për një vend demokratik e me orientim perëndimor nuk do të duhej të ndodhte”.

Ai megjithatë shfaqi shqetësim mbi paqartësinë ligjore në këtë fushë.

”Fatkeqësisht Ligjet e Kosovës e as Kushtetuta nuk është tërësisht e qartë dhe nuk e ka tagrin që me vendimet e tyre të obligojnë deputetët”.

”Gjykata Kushtetuese po përpiqet ta lehtësojë e moderojë procesin për krijimin sa më shpejtë që është e mundshme të Qeverisë së Kosovës”.

Latest from Blog

Go toTop