Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se të martën e ka takuar komandatin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se e ka uruar Ulutashin për rimarrjen e detyrës së komandantit të KFOR-it.
“Shpreha besimin e plotë për vazhdim të bashkëpunim të ngushtë në funksion të përmbushjes së synimeve të përbashkëta për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon”, ka thënë Osmani.
Ulutash kishte bërë historinë, duke qenë turku i parë që mori udhëheqjen e Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.
E pikërisht dy vjet më vonë, gjeneral-majori Ozkan Ulutash e bëri edhe një hap më të madh për karrierën e tij, por edhe për shtetin, duke u bërë komandanti i parë në 26 vjet që merr edhe një mandat tjetër në krye të KFOR-it.
Në fjalimin e tij kur mori sërish komandën, Ulutash u zotua për përkushtimin e Misionit Paqeruajtës Ndërkombëtar për paqe, siguri dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet.