October 8, 2025
1 min read

A do bie borë këto ditë? Na tregon meteorologu

Meteorologu Mendim Rugova ka thënë se sot do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta shiu.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka theksuar se nuk pritet të ketë reshje bore këtë javë si javën e kaluar.

“Këtë herë nuk ka bërë, por megjithatë i kemi pasur temperaturat e ulëta ditëve të para të javës, edhe sot po mbesin temperaturat e ulëta nga 10 deri në 14 gradë Celsius.”

“Vranësirat dominojnë mbi vend, por gjatë ditës pritet të ketë edhe reshje të dobëta shiu. Nga dita e enjte pritet një mot më stabil”, ka thënë Rugova.

Latest from Blog

Mac Allister ia mbyll syrin Real Madridit

Mesfushori argjentinas, Alexis Mac Allister, nuk planifikon të zhvillojë bisedime me Liverpoolin për një kontratë të re këtë verë, por është i lumtur në Anfield pavarësisht lidhjeve me Real Madridin. Njëri ndër
Go toTop