October 8, 2025
1 min read

Një grua në kryeqytet e sulmon dhe kërcënon punëtorin, ndalohet nga Policia

Një ngjarje e pazakontë është raportuar mëngjesin e së martës në Prishtinë, ku një grua ka sulmuar fizikisht një punëtor ndërtimi dhe e ka kërcënuar atë në vendin e punës.

Sipas raportit 24-orësh, incidenti ka ndodhur rreth orës 07:50 në rrugën “Ismet Krasniqi”.

Viktima, ka raportuar se gjatë punës në ndërtimin e një shtëpie, e dyshuara e ka sulmuar fizikisht dhe i ka dëmtuar disa prej veglave të punës.

“E dyshuara gjatë intervistimit ka kanosur përsëri viktimën. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”.

Latest from Blog

Go toTop