October 8, 2025
1 min read

“Më duhet të shkoj shpejt…”, Kurti sërish hesht kur pyetet rreth formimit të qeverisë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sërish ka shmangu pyetjet e gazetarëve, rreth formimit të qeverisë.

Pasi mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve me kompanitë përfituese të granteve nga programi KIESA, Kurti la ambientet e sallës ku po mbahej aktiviteti.

Ai u ndoq nga gazetarët që i parashtruan pyetje rreth çështjes së formimit të qeverisë, por nxitimthi, Kurti tha: “Më falni se më duhet të shkoj shpejt për në KEK”.

Edhe para disa ditësh, në një tjetër ngjarje e prezencë mediale, Kurti refuzoi t’i përgjigjej të së njëjtës pyetje.

Video duke klikuar KËTU

Latest from Blog

Go toTop