Policia në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje.
Bëhet fjalë për:
• B.J. mashkull, 56 vjeç, shtetas i Kosovës,
• M.C. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Kosovës.
Ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 15 raste të vjedhjeve, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë.”