October 8, 2025
1 min read

Kusari-Lila: Gjykata Kushtetuese nuk mund ta imponojë vullnetin politik

Kryetarja e Aleternativës, njëherësh deputete e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se do ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka konstatuar se Kuvendi nuk është konstituuar ende pa zgjedhjen edhe të një nënkryetari nga komuniteti serb.

Megjithatë, Kusari shtoi se Gjykata i jep vlerësimet e saj në aspektin  juridik-ligjor, por nuk mund të ndikojë në vendimet politike.

Ajo tha se deputetët e LVV-së nuk e votojnë asnjë deputetë të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.

‘’Mbetet të shihet aktgjykimi final, por si gjithmonë kemi pranuar vendimet e Gjykatës. Kemi zbatuar njëjtë edhe deri tani në dy aktgjykimet paraprake, por që Gjykata e jep vlerësimin e vet në aspektin juridik dhe ligjor, ne marrim vendimet politike. Gjykata mund të vlerësoj procesin e votimit në aspektin ligjor, por nuk mund të imponoj vullnetin politik dhe kjo mbetet e pandryshuar prej momentit kur është bërë publike se Kuvendi nuk është konstituuar”, tha ajo.

Latest from Blog

Arrestohet për spiunazh Fatmir Sheholli

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me AKI-në dhe prokurorinë ka arrestuar të enjten Fatmir Shehollin, me dyshimet e bazuara për përfshirje në spiunazh. Lajmi është bërë i ditur nga Ministri
Go toTop