October 8, 2025
1 min read

Selena Gomez nuk e ftoi në dasmë, aktorja që i shpëtoi jetën duke i dhuruar veshkën: Tashmë është miliardere dhe…

Francia Raisa, aktorja që i dha Selena Gomez jetë të re duke i dhuruar një veshkë, ka reaguar pasi ylli i Hollywood nuk e ftoi në dasmën e saj.

Aktorja 37-vjeçare, në një intervistë, u shpreh se pretendimet për mosmarrëveshje mes tyre ishin vetëm “thashetheme”.

Ajo foli për dasmën e Selena Gomez me Benny Blanco, ku thuhet se nuk mori pjesë.

“Jam shumë e lumtur për të. Dhe shikoni… ajo ka një jetë dhe është tashmë miliardere! Jam mirënjohëse që munda ta bëja këtë për të”, tha ajo.

Pasi u pyet se çfarë do t’i thoshte kujtdo që po mendonte të dhuronte organe, Raisa theksoi se procesi ka të bëjë me shpëtimin e jetës së dikujt, në vend që të krijojë një lidhje të veçantë me të. 

“Është një donacion dhe është diçka e mirë që arrita ta bëj”, tha ajo për veshkën që ia dha Selena Gomezit. “Jam mirënjohëse që jam gjallë dhe mund të them se kam shpëtuar një jetë.” 

Latest from Blog

Go toTop