October 9, 2025
1 min read

Zbulohet municion i kontrabanduar në rajonin e Prishtinës

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me sektorët kompetentë kanë kryer një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist këtë të enjte.

Gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, sipas njoftimit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

“Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtarie të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës”.

Latest from Blog

Dyshohet për therje me thikë në Klinë

Raportohet se gjatë ditës së sotme, në Klinë ka ndodhur një incident i rëndë. Sipas Klina.info, dyshohet për therje me thikë, derisa në vendin e ngjarjes kanë zbarkuar autoritetet kosovare.

Përfshihet nga zjarri një veturë në Klinë

Një veturë raportohet se është kapluar nga flakët në qytetin e Klinës. Bazuar në pamjet e publikuara, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, teksa flakët në veturë sa shkojnë e rriten.
Go toTop