Është arrestuar në burrë në Prishtinë, nën dyshimin se me veturë tentoi të godiste një polic, pasi ky i fundit i kishte dhënë urdhër që të ndalej.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën kishte tentuar ta godiste me veturë zyrtarin policor pasi ai i kishte dhënë shenjë-urdhrin që të ndalet. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.