October 10, 2025
1 min read

Kanoset një grua në Leposaviq për ta detyruar të votojë një subjekt politik

Në Leposaviq është raportuar një rast i cenimit të përcaktimit të lirë të votuesve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person dyshohet se e ka kanosur një grua me qëllim që ta detyrojë të votojë për një subjekt politik.

I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, pas konsultimit me prokurorin e rastit, është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet më tej.

Latest from Blog

Go toTop