October 10, 2025
1 min read

VV dhe LDK bëhen ‘sebep’ që Rashiq të zgjidhet nënkryetar Kuvendi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, propozoi deputetin serb Nenad Rashiq për postin e nënkryetarit të Kuvendit.

Pro kandidaturës së tij votuan deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së, ndërsa PDK abstenoi.

“71 vota për, 9 kundër dhe 24 abstenime”, njoftoi Basha pas votimit, duke konfirmuar se me këtë veprim, Kuvendi është konstituar plotësisht.

Latest from Blog

Go toTop