October 10, 2025
1 min read

Rashiq pas zgjedhjes nënkryetar: Të ndërtohen institucionet sa më shpejt

Pas zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, deputeti Nenad Rashiq ka falënderuar kolegët që e mbështetën dhe ka shprehur shpresën për një proces të shpejtë institucional.

“Jam shumë falënderues ndaj kolegëve të mi që sot votuan për mua dhe shpresoj se ky do të jetë një fillim i ri në ndërtimin e institucioneve, sa më shpejt që është e mundur”, u shpreh Rashiq pas votimit.

Latest from Blog

Go toTop